Mësohet kush do të luajë krah Eşrefit, aktorja ka një lidhje me të dashurën e tij!

Xhirimet e serialit të ri digjital “Eşref Tek”, i cili do të transmetohet në platformën Prime Video, pritet të nisin në ditët në vijim.

Projekti, që realizohet nga kompania TimBi, nën drejtimin e Timur Savcı dhe Burak Sağyaşar, do të vijë me regji të Uluç Bayraktar dhe skenar të Ethem Özışık.

Ndërkohë, deri më tani kishte mbetur e paqartë se cila aktore do t’i bashkohej Çağatay Ulusoy në rolin kryesor.

Duke qenë se seriali pritet të përmbajë skena të shumta aksioni, kërkohej një aktore që mund t’i përballonte edhe këto sfida.

Tashmë, emri i saj është bërë i ditur.

Bëhet fjalë për aktoren Aybüke Pusat, e cila do të jetë protagoniste në këtë serial me tetë episode dhe do t’i japë jetë personazhit të quajtur “Derin”.

Pusat është e njohur për publikun edhe nga seriali aksion “Teşkilat” (Organizata), ku spikati me performancën e saj.

Ajo gjithashtu ka luajtur më herët në serialin “Her Yerde Sen”, ku ka ndarë ekranin me Aslıhan Malbora, të dashurën aktuale të Çağatay Ulusoy. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*