Selin Bollati dhe DJ Gimbo, një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Këtë herë, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar një fotografi në Instagram, ku Gimbo shfaqet i buzëqeshur pranë një frigoriferi të mbushur me pije, teksa dyshja duket se po bëhet gati për një festë në shtëpi.
“Mund ta kuptosh që po bëjmë një festë në shtëpi”, ka shkruar Selin krahas fotografisë, duke e shoqëruar postimin me emoji plot humor.
Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth festës apo personave që pritet të jenë të ftuar.
Kujtojmë se historia e dashurisë mes Selinës dhe Gimbos nisi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa marrëdhënia vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.
Çifti ka muaj që ka nisur bashkëjetesën, duke e ndarë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here publikon momente nga jeta e përbashkët.
Së fundmi, Selin ka nxitur kureshtjen edhe me deklaratat rreth një dasme të mundshme me Gimbon, duke lënë të kuptohet se data do të jetë më 5, por pa zbuluar muajin apo vitin. /Prive By LS/



Leave a Reply