“Unë e këndoj këtë këngë”! Momenti kur fansi i huaj befasohet se ka në krah Capital T

Capital T ka publikuar një video nga Nju-Jorku, duke e kënduar këngën ë tij të famshme “Habibi”.

Bashkë me të, këngën e këndonte edhe një i huaj, pa qenë në dijeni se kë ka në krah, shkruan IndeksOnline.

Takimi rastësor ndodhi në një lokal në qytetin amerikan, ku Capital T pa fansin që këndonte këngën fjalë për fjalë.

Artisti iu bashkua dhe pak çaste më pas i tregoi se ai është autor i këngës.

Momenti i habisë në sytë e fansit është epik.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*