Mozzik ndan një moment të ëmbël me djalin e tij, Oz

Reperi i njohur, Mozzik, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të ëmbël pranë djalit të tij, Oz.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, artisti ka ndarë një çast të veçantë familjar, ku shihet duke puthur këmbën e vogël të të birit.

Fotografinë, ai e ka shoqëruar me dy emoji, duart e bashkuara në shenjë mirënjohjeje dhe një zemër të kuqe.

Kujtojmë se pak kohë më parë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit, ishte partnerja e tij, Lotina, ajo që publikoi fotografinë e parë të reperit me të birin, ku shihej Mozzik duke mbajtur atë në krahë.

Ndërsa këtë herë, vetë artisti ka ndarë një tjetër pamje nga jeta e tij si baba, duke u dhuruar ndjekësve një moment të ëmbël nga ky kapitull i ri në jetën e tij. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*