“Jam pronë private e Mateos”, Brikena me mesazh të qartë

Screenshot

Lidhja e dashurisë mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, e cila nisi gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe ndjekësve të tyre.

Edhe kohë pas përfundimit të formatit, çifti vazhdon të komentohet për çdo lëvizje në rrjetet sociale.

Së fundmi, Brikena ka vendosur t’u përgjigjet atyre që aludojnë apo shprehin dyshime për statusin e marrëdhënies së tyre.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo është shfaqur e veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruhet: “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

Krahas mesazhit të shkruar në bluzë, Brikena ka shtuar edhe mbishkrimin: “Kur do ta kuptoni?”, duke iu drejtuar atyre që vazhdojnë të aludojnë për lidhjen e saj me Mateon.

Postimin ajo e ka shoqëruar me një emoji zemre dhe me etiketimin e Mateos, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj për marrëdhënien mes tyre. /Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*