Lotina ndan foton e parë të Mozzik me djalin

Lotina Haziri ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Për herë të parë, ajo ka publikuar një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.

Në imazhin e ndarë në Instagram, reperi shihet i buzëqeshur, teksa mban me kujdes në krahë vogëlushin.

“My forever” ka shkruar Lotina krahas fotografisë, duke përmbledhur me pak fjalë emocionet e këtij kapitulli të ri.

Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor, ndërsa Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Ky është fëmija i parë për Lotinën, e cila tashmë po shijon ditët e para të mëmësisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*