Alaudini jep lajmin e shumëpritur për BBVK 5

Pas një pritjeje të gjatë, fansat e “Big Brother VIP Kosova” më në fund do të marrin vesh se kur do të nisë edicioni i pestë i këtij spektakli shumë të ndjekur.

Ka qenë vetë moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në InstaStory, duke konfirmuar se data e nisjes do të publikohet gjatë ditës së sotme.

“Veç desha t’ju tregoj se sot lancohet data se kur nis Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Hamiti.

Ky njoftim pritet të zgjojë edhe më shumë interes te publiku, i cili prej kohësh është në pritje të rikthimit të spektaklit që çdo sezon sjell emocione, debate dhe shumë të papritura.

Tashmë, të gjithë sytë janë te njoftimi zyrtar, i cili do t’i japë fund pritjes dhe do të zbulojë se kur do të nisë aventura e re e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*