Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka reaguar pas publikimit të një audioincizimi të një telefonate mes tij dhe një personi të identifikuar si oficer i policisë së Tiranës.
Pa iu referuar drejtpërdrejt audioincizimit në fjalë, reperi ka deklaruar se gjithçka është në rregull dhe se së shpejti do të shkojë në Shqipëri.
Ai u shpreh se do t’i përkrahë gjithmonë protestuesit dhe njerëzit që ngrihen për kauzat e tyre, veçanërisht kur, sipas tij, u bëhet padrejtësi.
Reagimi i plotë:
Qysh po mendojnë që mundemi me i pa qato skena t’u ndodhë edhe mos me reagu, normal që kena me reagu absolutisht që jam në suport të studentave, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze që ka të bëjë për të drejtat e tyre.
Na dhemb zemra me pa Shqipërinë në këtë gjendje dhe njerëzit e mi që mua më kanë përkrah ma kanë dhënë krejt këtë dashni s’kam kurrfarë llogarie të bome kur vjen puna për këta njerëz… a po kupton nuk ekziston kurrgjo ma e madhe, nëse nuk është mirëqenia e popullit tem. Nuk mundem as me ba muzikë as me publiku këngë as me ba koncerte derisa unë i shoh qato skena. Edhe normal që ka me reagu, s’ka kurgjo që mundet mem ndalë mos me reagu kështu që uroj që ka me u ndi zëri i studentëve, uroj që ka me u ndërpre sa ma shpejt tërë kjo dhunë e shkatërrim edhe dine një send që mu m’keni gjithmonë përkrah, gjithmonë e kom tregu shumë e shumë etapa edhe s’du kurrfarë falënderimi edhe kurrfarë protagonizmi as kurgjo unë jam thjesht një prej juve, edhe për krejt këto sende gjithmonë ka me kon aty.
Për çdo padrejtësi, jam qashtu tip i njeriut që nuk mundem me e duru ndonjë padrejtësi me pa tu ndodhë edhe unë me ndejtë sikur krejt është mirë. Se pavarësisht sa jam unë mirë, kur si kam njerëzit e mi mirë nuk mundem me shiju as nuk mundem me u kënaq as unë, kështu që jemi bashkë, edhe bashkë kena me qëndru

Leave a Reply