Neda Balluku nga spitali, çfarë ka ndodhur me të?

Neda Balluku ka tërhequr vëmendjen me një postim të papritur në rrjetet sociale, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se mund të ketë kaluar një sfidë shëndetësore.

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania ka publikuar një mesazh falënderimi për stafin mjekësor të Spitalit Francez në QSUT, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.

“Shumë mirënjohëse dhe faleminderit nga zemra Spitalit Francez në QSUT dhe veçanërisht doktor Tedi Minarollit, doktoreshë Migenës, mjekut anestezist doktor Arbrit dhe stafit të infermierëve, Nushi, Marjeta dhe vajzat e djemtë për praninë dhe profesionalitetin”, ka shkruar ajo.

Ndonëse nuk ka zbuluar konkretisht çfarë ka ndodhur, nga mënyra se si është formuluar mesazhi duket se Neda mund të ketë kaluar personalisht një përvojë shëndetësore që ka kërkuar kujdes spitalor.

Përmendja e mjekut anestezist ngre gjithashtu mundësinë e një ndërhyrjeje mjekësore, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar prej saj.

Neda ka zgjedhur të mos ndajë detaje të tjera me ndjekësit, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për sfidat që sjell jeta.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht, por mbi të gjitha shpresojmë që gjithçka të ketë kaluar mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*