“Janë e ardhmja e vendit”, Lorik Cana ka një mesazh për studentët

Protestat e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me forcat e policisë kanë nxitur reagime të shumta publike.

Mes personazheve të njohura që kanë shprehur qëndrimin e tyre për situatën është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Përmes një postimi në Instagram Story, Cana ka shprehur mbështetjen për studentët, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të kërkesave të tyre dhe gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse.

Në mesazhin e publikuar, ai shkruan:

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë.”

Krahas mesazhit, ish-futbollisti ka vendosur edhe simbolin e tij me inicialet “LC 5”, si dhe shqiponjën dykrenare.

Përmes këtij reagimi, Cana ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përmirësimin e kushteve.

Sipas tij, kërkesat e të rinjve duhet të marrin vëmendjen e duhur nga institucionet, ndërsa investimi në arsim dhe në mirëqenien e studentëve është një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*