Moderatorja Jonida Vokshi ka ndarë një fotografi me familjen e saj, krahas së cilës ka publikuar një lutje prekëse për fëmijët.
“ZOT, ruaji fëmijët tanë!”, është mesazhi i saj, përmes të cilit shpreh dëshirën që fëmijët të rriten të lirë, pa dhunë, urrejtje dhe frikë, shkruan Indeksonline.
Mesazhi vjen në një kohë kur ngjarjet dhe tensionet në Shqipëri kanë nxitur shqetësime për sigurinë dhe të ardhmen e brezit të ri.
Përmes këtij postimi, Jonida përcjell një mesazh të fortë: fëmijët meritojnë të rriten në paqe, të rrethuar me dashuri dhe larg çdo forme dhune. /Indeksonline/


Leave a Reply