Këngëtari i njohur Luiz Ejlli i është bashkuar protestës që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë, mes revoltës qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit.
Por, ai nuk ka qenë i vetëm! Në protestë është shfaqur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, moderatorja Kiara Tito, dhe vajza e tyre, Luna.
Në një prononcim gjatë pjesëmarrjes në tubim, fituesi i Big Brother VIP Albania ka theksuar se situata kërkon një zgjidhje, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në vend.
Prania e Luizit vjen në ditën e gjashtë të protestave, të cilat nisën nga studentët dhe më pas morën përmasa më të gjera, duke u shoqëruar edhe me tensione e përplasje me policinë.
Dalja e këngëtarit në protestë, këtë herë së bashku me familjen, shënon edhe përfshirjen e tij publike në një prej zhvillimeve më të diskutuara të momentit në Shqipëri. /Prive By LS/


Leave a Reply