Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë bërë prindër të një djali. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë artisti, përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.
Përmes fjalëve të tij, Mozzik ka shprehur mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit, duke zbuluar njëkohësisht edhe emrin që çifti ka zgjedhur për të.
“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar reperi, duke e shoqëruar mesazhin me urimin e ndjerë për të birin.
Në postimin e tij, artisti ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për ardhjen në jetë të një djali, ndërsa këtë moment e ka cilësuar si dhuratën më të madhe.
Për Mozzik dhe Lotinën, kjo është hera e parë që bëhen prindër së bashku.
Ndërkaq, reperi është edhe baba i Hanës, vajzës që ka nga lidhja e mëparshme me këngëtaren Loredana. /Prive By LS/


Leave a Reply