Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, pak muaj më parë është bërë nënë e një djali. Pak ditë më parë, ajo kishte publikuar një imazh ku kishte zbuluar për herë të parë fytyrën e të birit.
Në fotografinë e fundit, Eronita ka vendosur sërish një zemër mbi portretin e vogëlushit, duke mos ia treguar fytyrën.
Kështu, ajo ka zgjedhur që ta mbrojë përsëri nga ekspozimi publik imazhin e djalit të saj, shkruan “Kosovarja”.
Duket se Eronita tani dëshiron të jetë më e kujdesshme me mënyrën se si e prezanton të birin në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë herë pas here momente nga jeta e saj si nënë, por këtë herë ka preferuar që fytyra e vogëlushit të mbetet e mbuluar.


Leave a Reply