Si dikur në oborret shqiptare, Bebe Rexha ndan pamjet e veçanta para dasmës së vëllait

Një oborr shtëpie, familjarë të mbledhur bashkë dhe atmosfera e një feste shqiptare. Kështu po përgatitet familja e Bebe Rexhës për një nga ditët më të rëndësishme të saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në TikTok një video të realizuar më 3 tetor, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e festimeve familjare në prag të martesës së vëllait të saj.

Në pamjet e publikuara shihet një atmosferë e thjeshtë dhe familjare, në oborrin e një shtëpie, që të kujton festat tradicionale shqiptare të dikurshme.

Pikërisht ato mbledhje kur oborret shndërroheshin në vende festash, ku familjarët e të afërmit bëheshin bashkë për të shënuar gëzimet më të mëdha.

Edhe pse prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare, Bebe vazhdon ta ruajë lidhjen me rrënjët dhe traditat shqiptare.

Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht edhe përmes muzikës, duke interpretuar këngë shqipe dhe duke shprehur krenarinë për origjinën e saj.

Krahas videos së fundit, artistja ka shkruar:

“Një copëz e vogël nga jeta ime”, duke shtuar edhe hashtagun #albanian.

Ndërkohë, familja Rexha po numëron ditët deri në ceremoninë e martesës.

Në një video të realizuar më 3 tetor, Bebe kishte zbuluar se vëllai i saj do të martohej pas tetë ditësh, pra më 11 tetor.

Dhe nga pamjet e para, duket se familja Rexha po e pret këtë ditë të veçantë duke ruajtur diçka shumë të dashur për shqiptarët: gëzimin familjar që nis në oborrin e shtëpisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*