Leonora zbulon momentin e papritur nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës

Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me gëzim dhe festë për çiftin e dashur për publikun, Aurorën dhe Kushtrimin, të cilët e nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në reality-show-n “Big Brother VIP Kosova 4”.

Në dasmën e tyre madhështore morën pjesë shumë emra të njohur të showbizit, mes tyre edhe ish-banorët e “Big Brother”, Klodi, Londrimi dhe Labi, si dhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi.

Mirëpo, pas përfundimit të festës, vëmendjen e ka tërhequr një postim plot humor nga Leonora në Instagram Story.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të një zarfi të bardhë, mbi të cilin ishte shkruar me dorë emri i saj, “Leonora .J”.

Krahas fotos, ajo ka treguar me shaka se kishte harruar ta dorëzonte zarfin gjatë dasmës.

“Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”, ka shkruar Leonora.

Ndërsa në pjesën e poshtme të fotos, me të njëjtin humor, ajo ua ka lënë “fajin” çiftit për atmosferën e krijuar gjatë mbrëmjes.

“Nejse fajet i keni vet @kushtrimkelani @aurorarrusta me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutu”, ka shkruar ajo.

Me sa duket, atmosfera festive dhe emocionet e shumta të mbrëmjes kanë bërë që këngëtarja të harrojë një nga detajet e zakonshme të dasmës, dorëzimin e zarfit.

Pavarësisht këtij momenti humoristik, postimi i Leonorës ka sjellë një tjetër moment të këndshëm nga dasma dhe ka përcjellë dashurinë e saj për çiftin. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*