“Jom kan tu fokusu n’shnetë”, Buta tregon arsyen që e mbajti më larg muzikës këtë vit

Reperi i njohur Buta ka publikuar së fundmi një seri fotografish në profilin e tij në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e tij më të fundit.

Mes fotove të ndryshme, artisti ka publikuar edhe imazhe mjaft të ngrohta krah familjes së tij, bashkëshortes dhe vajzës.

Përmes këtij postimi, Buta ka shfrytëzuar rastin për të sqaruar edhe arsyen se pse nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore gjatë këtij viti. Ai u ka kërkuar ndjesë fansave të tij, duke treguar se vëmendja e tij kryesore ka qenë e përqendruar te shëndeti dhe mirëqenia personale.

“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë duke u fokusuar në shëndet. Kam dashur të këndellem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam sober (i pastër) që nga janari”, është shprehur reperi në mbishkrimin e postimit.

Edhe pse nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje rreth sfidave shëndetësore, ai është mjaftuar me këtë deklaratë për të treguar se tashmë ndihet më mirë dhe ka arritur synimin e tij për këtë vit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*