Në fshehtësi, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

Këngëtari Flamur Plakiqi ka ndarë sonte disa fotografi të veçanta me partneren e tij Aldinën, duke lënë të kuptohet se çifti ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, dyshja shfaqet pranë njëri-tjetrit buzë detit, teksa ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa Flamuri me kostum.

Pamjet kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, pasi veshja në fotografi la të kuptohet se bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar në kuadër të martesës së tyre.

Kujtojmë se Flamuri e kishte kurorëzuar lidhjen e tij me fejesë në prill të vitit 2024, në një festë të ndarë me të afërmit dhe miqtë.

Tashmë, me fotografitë e reja, këngëtari duket se ka konfirmuar se lidhja ka kaluar në një tjetër etapë të re.

Çifti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit vetëm këto pamje. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*