Lela shfaqet pa grim, zbulon ndryshimin që i bëri lëkurës

Influencuesja e njohur, Lela Seferi, ka ndarë me ndjekësit fotografi ku shfaqet pa pikë grimi, duke treguar hapur për problemet që ka pasur me lëkurën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe ka provuar produkte të ndryshme, disa prej të cilave i ka rekomanduar edhe më herët, shkruan Indeksonline.

“Kom pas shum probleme me lekur… Kom provu shum produkte, disa prej tyne ja u kom kshillu edhe neper videot e mija!!”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Lela tregon se së fundmi ka ndryshuar tërësisht rutinën e kujdesit për lëkurën, duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe duke përdorur edhe produkte me kosto më të ulët.

“Po kohve te fundit rutina jem ka ndryshu komplet, është shum e thjesht dhe me plot produkte low cost. Përfundimisht rezultatet janë WOW!!!!”, ka shkruar ajo.

Fotografitë pa grim kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Lela ka ndarë përvojën e saj si një mënyrë për të treguar se një rutinë më e thjeshtë mund të sjellë rezultate që ajo i vlerëson si shumë pozitive./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*