“Kërkon para dhe takime”, kush po e përdor identitetin e Anisës prej vitesh?

Screenshot

Anisa ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke paralajmëruar ndjekësit e saj lidhur me një llogari të rreme që prej vitesh po përdor imazhin e saj.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka sqaruar se profili mashtrues nuk ka asnjë lidhje me të dhe se personi pas tij po keqpërdor identitetin e saj për të kontaktuar njerëz të ndryshëm.

Sipas Anisës, situata ka shkuar deri në mashtrim financiar dhe moral, pasi ky profil ka kërkuar para, ka dërguar fotografi dhe ka shkuar deri aty sa të hapë llogari në aplikacione takimesh (“dating apps”).

“Nëse dikush ka komunikuar me këtë account, ju lutem ta dini se NUK kam qenë unë dhe çdo gjë që është kërkuar apo dërguar nuk ka ardhur prej meje”, ka deklaruar ajo prerazi.

Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të tregohen të kujdesshëm, të mos dërgojnë para dhe të mos ndajnë të dhëna personale, si dhe ta raportojnë menjëherë llogarinë e rreme.

Anisa theksoi se vendosi ta bëjë rastin publik në mënyrë që askush tjetër të mos bjerë pre e këtyre mashtrimeve./Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*