Riola, vajza e këngëtares Remzie Osmani, nuk është shumë e ekspozuar në jetën publike dhe as nuk është shumë aktive në rrjetet sociale.
Megjithatë, herë pas here ajo shfaqet në momente familjare të ndara nga prindërit e saj.
Së fundmi, Riola ka qenë bashkë me prindërit në një aheng, nga ku ka publikuar një fotografi nën shoqërinë e dy prindërve. Në këtë moment familjar, të tre shfaqen së bashku dhe të buzëqeshur, shkruan, “Kosovarja”.

Fotografia sjell një moment të ngrohtë familjar të Remzie Osmanit, bashkëshortit të saj dhe vajzës së tyre. Riola vazhdon të ruajë një profil më të tërhequr nga ekspozimi publik.

Leave a Reply