Kurorëzimi me Mirlindin, Vesa nxjerr për herë të parë fotografitë

Vesa Vllasaliu ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për herë të parë fotot krah partnerit të saj, Mirlindit, nga dita e tyre e kurorëzimit. Çifti ka zgjedhur qytetin piktoresk të Solothurnit në Zvicër për të realizuar këtë moment të veçantë.

Ndonëse kjo ngjarje u mbajt plotësisht private vitin e kaluar, kurorëzimi erdhi në një periudhë mjaft të ëmbël për ta, pasi ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lumturia e çiftit u përmbush në muajin dhjetor, kur ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

Ndërsa muaj më parë Vesa kishte ndarë vetëm një imazh ku shihej e vetme me fustanin e bardhë, sot ajo ka vendosur të zbulojë setin e plotë krah Mirlindit nga dita e tyre më e veçantë, kurorëzimi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*