Nuk zgjati shumë, ndahen ish-çifti i njohur shqiptar

Prej disa javësh, Klodi dhe Elijona janë përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre. Dyshja kishte reaguar më herët ndaj aludimeve, duke treguar se në këtë periudhë po i kushtonin më shumë vëmendje punës, karrierës dhe familjes.

Megjithatë, lëvizjet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer edhe më fort dyshimet se historia mes tyre mund të ketë përfunduar.

Klodi dhe Elijona nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Krahas “unfollow”-it, nga profilet e tyre janë hequr edhe fotografitë që kishin së bashku, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Gjithçka ndodh menjëherë pas përfundimit të një angazhimi të ri televiziv të Klodit. Ai ka përfunduar xhirimet për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, reality show i Prime Video, ku do të jetë një prej 50 konkurrentëve.

Pas përfundimit të xhirimeve, Klodi është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vijon angazhimet e saj.

Marrëdhënia e tyre nisi pas eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova 4” dhe për muaj me radhë të dy publikuan vazhdimisht momente nga koha që kalonin së bashku.

Tashmë, heqja e njëri-tjetrit nga Instagrami dhe fshirja e fotografive të përbashkëta janë sinjalet më të forta deri më tani për një ndarje. Megjithatë, as Klodi dhe as Elijona nuk kanë deklaruar publikisht se marrëdhënia ka përfunduar, ndaj një konfirmim përfundimtar nga vetë ata ende mungon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*