Kushtrim Kelanit i shkojnë shokët me dajre e surle te shtëpia

Këngëtari Kushtrim Kelani pritet të martohet së shpejti me Aurora Rrusten.

Dyshja u njoh gjatë kohës kur ishin pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa lidhja e tyre u zhvillua shpejt pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

Në prag të martesës, shokët e afërt të Kushtrimit kanë shkuar sot te shtëpia e tij me dajre e surle.

Ata i kanë bërë një surprizë, duke krijuar atmosferë festive në prag të dasmës, shkruan “Kosovarja”

Çifti pritet që së shpejti ta kurorëzojë lidhjen e tyre me martesë, ndërsa detaje të tjera rreth ceremonisë nuk janë bërë të ditura.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*