Arbana Osmani ka surprizuar nënën e saj me një dhuratë unike, duke i realizuar një nga ëndrrat e saj më të bukura.
Moderatorja e njohur shqiptare e ka dërguar atë për një vizitë në Paris, qytetin e dashurisë, si dhe i ka siguruar një biletë për të parë nga afër artisten e saj të preferuar.
Kjo surprizë e veçantë e ka emocionuar jashtë mase nënën e Arbanës, e cila nuk ka mundur t’i mbajë lotët nga gëzimi për ëndrrën e realizuar, shkruan Kosovarja.
Arbana vazhdon të jetë një shembull i bukur se si duhet të trajtohen dhe vlerësohen prindërit, duke u dhuruar atyre dashuri dhe momente të paharrueshme.




Leave a Reply