Xheneta Fetahu, ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale pasi ka publikuar një pamje të veturës së saj të dëmtuar.
Në fotografinë e shpërndarë në InstaStory, shihen gërvishtje të mëdha në pjesën anësore të automjetit.
Fillimisht, pa zbuluar detaje se çfarë saktësisht kishte ndodhur, ajo e shoqëroi imazhin vetëm me mbishkrimin:
“Moti s’jam tut si sot! Inshallah mi ka marr të këqijat”.
Pas kësaj, Xheneta ka dhënë një prononcim për Prive by Liberta Spahiu, ku ka sqaruar se ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në qytetin e Tiranës.
Megjithëse ngjarja i ka shkaktuar mjaft frikë dhe dëme në veturë, ajo ka deklaruar se fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe stabile. Të shkuara Xheneta! /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply