Arbana Osmani merr mbi 7 mijë aplikime në emisionin e saj të ri

“Mirëmbrëma Yje Kids”, formati i Arbana Osmanit kushtuar fëmijëve, duket se po përgatitet për një tjetër fazë pas sezonit të parë, i cili nisi në fund të vitit 2025. Programi është konceptuar dhe drejtuar nga moderatorja dhe transmetohet në kanalin e saj në YouTube.

Këtë herë, vëmendjen e ka marrë interesi për audicionet. Arbana Osmani ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet një numër i madh formularësh aplikimi për “Mirëmbrëma Yje Kids”.

“Me shumë se 7 mijë aplikime për Mirëmbrëma Yje Kids”, ka shkruar moderatorja krahas fotografisë së formularëve të mbërritur.

Shifra tregon interesin e krijuar për formatin, i cili vendos në qendër fëmijë me aftësi dhe pasione të ndryshme, nga arti dhe muzika te sporti, kërcimi dhe fusha të tjera. Episodet e sezonit të parë vijuan të publikoheshin edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026.

Pra, “Mirëmbrëma Yje Kids” nuk është një emision që sapo po prezantohet. Arbana e njoftoi projektin në dhjetor 2025, si një version të “Mirëmbrëma Yje” të fokusuar te fëmijët.

Tashmë, me mbi 7 mijë aplikime të bëra publike nga vetë moderatorja, duket se puna për vazhdimin e projektit është në lëvizje, ndërsa mbetet për t’u parë cilët prej aplikantëve do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e “Mirëmbrëma Yje Kids”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*