Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja kosovare

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur Vildane Sadiku, një emër i dashur i skenës që me punën dhe praninë e saj la gjurmë të veçanta në jetën kulturore të Kosovës.

Për publikun, ajo ishte një fytyrë mjaft e njohur e emisionit “Odeon”, ku për vite me radhë ishte e pranishme rregullisht, duke sjellë ngrohtësinë, humorin dhe spontanitetin e saj të papërsëritshëm.

Ajo poashtu ka marrë pjesë edhe në skeçe humoristike tek i ndjeri Rasim Thaçi – Cima.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur mjaft kolegë e miq.

Këngëtarja Lora Braha e ka kujtuar aktoren përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi krah saj me mbishkrimin: “Kështu të hareshme do të kujtoj gjithë… qofsh banore e xhennetit”.

Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*