Komenti i Leonora Jakupit për Bleona Qeretin, merr vëmendjen e ndjekësve

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka reaguar në postimin e fundit të Bleona Qeretit, e cila u shfaq në rrjete sociale me një bluzë ku shkruhej “Hashim Thaçi”, shkruan IndeksOnline.

“Zemra ime”, i ka shkruar Leonora në koment Bleonës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Postimi i këngëtares erdhi pas vendimit të Dhomave të Specializuara, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Bleona, përmes fotografisë së saj, ka shfaqur publikisht mbështetjen për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*