Këngëtarët Iliriana dhe Adri kanë zgjedhur Arabinë Saudite për të kaluar pushimet, duke ndarë me ndjekësit e tyre momente të ndryshme nga qëndrimi atje.
Dyshja, e cila njihet për humorin dhe energjinë e saj, ka publikuar në TikTok një video ku shihen duke lundruar me anije dhe duke shijuar bregdetin.
Mirëpo, një moment i veçantë gjatë lundrimit ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Adri ka qenë ai që ka filmuar, ndërsa Iliriana shihet e frikësuar dhe duket se nuk po e shijon edhe aq shumë aventurën.
Në video dëgjohet Adri duke qeshur me reagimin e saj, duke e bërë situatën edhe më gazmore.
Momenti është pritur me shumë humor edhe nga publiku, i cili ka shijuar reagimin spontan të Ilirianës.
Duket se, përveç pamjeve të bukura dhe relaksit, pushimet e tyrte po shoqërohen edhe me momente plot humor, të cilat dyshja nuk po heziton t’i ndajë me ndjekësit. /Prive By Liberta Spahiu
@adri.iliriana Po tutesh pak po #adriiliriana ♬ original sound – adri.iliriana

Leave a Reply