Kida befason me postimin nga pushimet, shfaqet edhe me bashkëshortin pranë saj

Kida ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në Sardinia, Itali, duke publikuar një seri fotosh nga ditët e saj të relaksit.

Në një prej fotove, këngëtarja shfaqet duke shijuar detin, ndërsa në sfond është bashkëshorti i saj, Ajbi, shkruan Indeksonline.

Postimi është shoqëruar me mbishkrimin “golden days” dhe ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.

Komentet janë mbushur me zemra, emoji dhe mesazhe dashurie, ndërsa fansat kanë vlerësuar momentet e çiftit gjatë pushimeve.

Kida duket se po i shijon në maksimum “ditët e arta” në Sardinia, larg angazhimeve dhe në shoqërinë e partnerit të saj./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*