“Isha më e mirë”/ Moderatorja e njohur flet hapur për Arbana Osmanin: “Nuk kemi qenë kurrë shoqe”

Albana Osmani ka folur për raportin e saj me Arbana Osmanin, duke sqaruar se, pavarësisht viteve të punës në të njëjtin televizion dhe ngjashmërisë së rrugëtimit profesional, mes tyre nuk ka pasur ndonjëherë miqësi të afërt.

Gjatë intervistës në “Se Luan Topi”, Albana u pyet fillimisht për ngjashmërinë mes emrave të tyre dhe faktin që publiku shpesh i ngatërronte.

“Është thjesht një germë që na bën diferencën në emër. Por jemi fizikisht të ndryshme. Kurse rrugëtimi kemi pasur ngjashmëri në formatet që kemi prekur. Ndoshta kjo i bënte njerëzit më lëmsh”, tha moderatorja.

E pyetur më pas drejtpërdrejt nëse Arbana bënte pjesë te njerëzit me të cilët kishte pasur miqësi, Albana e sqaroi raportin mes tyre: “Unë nuk kam pasur asnjëherë miqësi, thjesht kolege dhe ‘Ciao bella’. Kaq”.

Gjatë bisedës u rikthye edhe te një audicion për “Portokalli”, ku në fund ishte përzgjedhur Amarda Toska. Albana tha se nuk është mërzitur në rastet kur ka konkurruar për një program dhe është zgjedhur një tjetër person, edhe pse pranoi se në disa prej tyre e ka konsideruar veten më të përshtshme.

“Unë asnjëherë nuk jam mërzitur në rastet kur jam provuar për një program, por është zgjedhur dikush tjetër. Edhe në ato raste, jam ndjerë se isha realisht më e mirë. Më falni për mungesën e modestisë”, u shpreh ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*