Moderatorja shqiptare konfirmon lajmin e ëmbël, shtatzënë për herë të parë

Ashtu siç u raportua ditë më parë nga VIP Magazine, moderatorja e njohur shqiptare Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me një fustan të bardhë elegant ndërsa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur.

Krah videos, ajo ka ndarë me ndjekësit mesazhin e ëmbël: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe kolegët e ekranit, të cilët i kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Kujtojmë se moderatorja është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës sentimentale.

Në vitin 2023, ajo konfirmoi se kishte marrë një propozim për martesë nga partneri dhe se i kishte thënë “po”, por pa e zbuluar identitetin e tij apo detajet e marrëdhënies.

Një vit më vonë, ajo deklaroi se dasma nuk ishte ende në planet e afërta të çiftit, ndërsa sot ata po bëhen gati të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

Urime Nevina! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*