Larg zhurmës mediatike, Lumbardhi nis një kapitull me fokus te vetja

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kësaj radhe për mënyrën e jetesës që ka zgjedhur së fundmi.

Larg debateve dhe dinamikave intensive që shoqërojne zakonisht personazhet e reality show-ve, ai po shfaq një përditshmëri dukshëm më të qetë dhe të balancuar.

Në postimet e tij të fundit, Lumbardhi shihet i përkushtuar ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Përditshmëria e tij e fundit përfshin pjesmarrje të rregullt në palestër, udhëtime në plazh, shëtitje në natyrë dhe momente relaksi larg vëmendjes së tepërt publike.

Në një nga videot e publikuara nga stërvitja e tij fizike, ai ka ndarë edhe mesazhin:

“Mjaftueshëm i gjallë për të luftuar për më shumë”, duke treguar përkushtimin ndaj formave fizike.

Kjo qasje më e përmbajtur duket se është një zgjedhje e ndërgjegjshme për të ruajtur privatësinë dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies personale.

Pa u shkëputur tërësisht nga publiku, ai po mban një komunikim natyral me ndjekësit, duke reflektuar një fazë më të qetë pas përvojës televizive. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*