Në rol kryesor aktori shqiptar! Ky është seriali turk që po bën të gjithë për vete

Seriali më i ri turk “Mercan Köşk” ka marrë vlerësimet maksimale nga audienca që në episodin e tij të parë në ekranin e ATV-së.

Ky projekt ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm edhe në platformat digjitale, ku ka kaluar shifrën prej 6 milionë shikimesh në YouTube brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Seriali sjell një histori të zjarrtë dashurie dhe hakmarrjeje që lind mes kopshteve me portokalle. Ngjarja përqendrohet te përplasja e ashpër mes dy familjeve, Mercandağ dhe Hozan. E vërteta e mbuluar nga sekretet e së kaluarës dhe e ardhmja e brezave të rinj marrin një kthesë të papritur me ardhjen e Cemre-së në Tarsus, ngjarje kjo që prish balancat e vjetra.

Ajo që e bën akoma më të veçantë këtë projekt për publikun tonë është prania e aktorit dhe këngëtarit të njohur shqiptar Bertan Asllani, i cili vjen në rolin e Toprakut. Përmbi tij, në rolet kryesore shkëlqejnë edhe Kubilay Aka (Aras) e Hafsanur Sancaktutan (Cemre).

Seriali ka bërë për vete shikuesit vetëm me episodin e parë falë historisë, llogarive të fshehta të personazheve dhe narrativës dinamike.

Pjesë e këtij kasti të pasur janë gjithashtu aktorët: Mehmet Özgür, Zeyno Eracar, Ulviye Karaca, Tülin Özen, Halil Babür, Haki Biçici, Can Bartu Aslan, Zehra Kelleci, Merve Şeyma Zengin, Selin Köseoğlu dhe Berna Cındıl.

Xhirimet e këtij seriali që ka mbërthyer menjëherë audiencën po realizohen në ambientet piktoreske të Tarsusit dhe Çukurovës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*