Një ditë më parë, Heidi Baci teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” foli për eksperiencën e re që e pret nën moderimin e programit të dashurisë, “Për’puthen”.
Një pyetje të Blendi Salajt se me kë do të flinte në një krevat mes ish-moderatoreve të “Për’puthen”, Heidi tha emrin e Megi Pojanit. Ajo shtoi se i ka pëlqyer moderimi i saj dhe se ka shumë energji e shumë ngjyra.
“Mendoj me Megin, të më jepte ndonjë këshillë. Mirë do të ishte motër. Hajde këtu”, tha ndër të tjera Heidi.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Pojani, e cila ka postuar në “Instastory” një lajm nga deklarata e Bacit. Bashkëngjitur me të, ajo i ka lënë disa këshilla Heidit dhe në fund i thotë që t’a telefonojë.
Nuk është e thjeshtë të dorëzosh një familje. Drejtoje, dashuroje dhe dënoje siç e meriton.
Më telefono, jam në qytet”, shkruan Megi Pojani në postimin e saj.


Leave a Reply