Reja e këngëtares Mihrije Braha, Tringa, ka ndarë lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë. Pas spekulimeve të shumta ndër vite, Tringa dhe Platori janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Edhe Mihrije Braha ka ndarë një fotografi të Tringës shtatzënë, ku ajo shihet duke mbajtur barkun me duar.
Marrëdhënia e mirë mes Tringës dhe Mihrijes është bërë e njohur edhe më herët, shkruan “Kosovarja”.
Për familjen, ardhja e një anëtari të ri shënon një moment të veçantë, ndërsa Tringa po e përjeton shtatzëninë pranë njerëzve të saj të afërt.


Leave a Reply