Edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 5, disa prej çifteve të krijuara brenda shtëpisë duket se po vazhdojnë historitë e tyre të dashurisë edhe jashtë kamerave.
Së fundmi, Selin dhe Gimbo kanë ndarë një fotografi së bashku në ashensor, duke dhënë sërish sinjale se raporti i tyre vazhdon edhe pas daljes nga reality show, shkruan Indeksonline.
Nga ana tjetër, edhe Mateo dhe Briki kanë tërhequr vëmendjen me një postim të fundit. Çifti ka publikuar një fotografi pranë një pasqyre, teksa ndodheshin në një dasmë, duke treguar se po vazhdojnë të shfaqen së bashku edhe në evente jashtë shtëpisë.
Dy çiftet ishin ndër historitë sentimentale që morën vëmendje gjatë BBVA5 dhe duket se lidhjet e krijuara aty nuk kanë mbetur vetëm brenda formatit.
Një gjë është e sigurt: për Selin–Gimbo dhe Mateo–Briki, historia duket se vazhdon edhe pas BBVA5.



Leave a Reply