Gjatë gjithë ditës së djeshme, TikTok-u është mbushur me pretendime se Joz Marku dhe Edi Kuçi janë përfshirë në një përplasje fizike.
Jehonë të madhe lajmit i ka dhënë personazhi i rrjeteve sociale Fire, i cili përmes disa transmetimeve LIVE ka pretenduar se ka informacione nga momenti i ngjarjes dhe se ka parë edhe një video të përballjes. Sipas tij, Edi është rrahur nga këngëtari.
Prive By LS është në dijeni, nga disa burime në Shqipëri, se mes Jozit dhe Edit ka pasur një përballje mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë, versionet që qarkullojnë për atë se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre janë kontradiktore.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një veprimi të G-Banit.
Të premten në mëngjes, ai shpërndau një video të vjetër të Edi Kuçit, në të cilën ky i fundit e quante Jozin “bir shkine”.
Koha kur G-Bani vendosi ta rikthente pikërisht këtë video ngriti menjëherë pikëpyetje në rrjet.
Prive By LS ka tentuar ta kontaktojë G-Banin, por ai nuk ka qenë i qasshëm për të dhënë një sqarim.
Ndërkohë, pas gjithë bujës së krijuar në TikTok, Edi Kuçi publikoi mbrëmë një video nga makina.
Ai nuk foli për pretendimet që po qarkullojnë, por shfaqja e tij para kamerës u pa si një reagim indirekt ndaj gjithë zhurmës së krijuar gjatë ditës.
Edhe Prive By LS ka tentuar ta kontaktojë Edi Kuçin, por që nga mbrëmë ai nuk ka qenë i qasshëm.
Kujtojmë se raporti mes Edit dhe Jozit ka kaluar në disa faza.
Pas shuplakës së famshme të Jozit ndaj Gjestit në “Big Brother VIP Albania”, Edi fillimisht kishte reaguar ashpër ndaj tij. Por disa muaj më vonë, në një deklaratë për Prive By LS, ai ndryshoi qëndrim, duke thënë se sipas tij Jozi nuk kishte pasur faj në atë situatë.
Tash, pas ngjarjeve të së enjtes, mbetet të shihet nëse Jozi apo Edi do të japin versionin e tyre për atë që ka ndodhur mes tyre.
/Prive By Liberta Spahiu


@lyrics_alb508 #gjesti #eduardkuci #viral ♬ original sound – lyrics_alb

Leave a Reply