Xhuliana rrëfen vështirësitë në muajin e fundit të shtatzënisë

Xhuliana Nura ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.

Përmes një ‘story’, ajo ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të. Xhuliana ka thënë se ka ënjtje të mëdha në gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një tjetër problem me të cilin po përballet është pagjumësia.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se po përjeton dhimbje barku dhe se i duhet të shkojë në banjë pothuajse çdo 10 minuta.

“Çdo natë pa gjumë, pres deri sa të më marrë gjumi”, ka treguar ajo, duke shtuar se kjo periudhë është bërë shumë e vështirë për të.

Në fund, Xhuliana ka pranuar se mezi po pret që kjo fazë të përfundojë sa më shpejt dhe të vijë momenti i lindjes, për të takuar më në fund vogëlushët e saj.

Shtatzënia po hyn kështu në ditët e fundit për Xhulianën, e cila po ndan hapur me ndjekësit përjetimet dhe sfidat e kësaj periudhe të veçantë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*