Një lajm i bukur vjen nga çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, të cilët kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e kanë ndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre 2-vjeçare, Amean.
Në fotografinë familjare, Ueda shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa në dorë mban imazhet e ekografisë së bebit, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.
“Edhe një herë! Nga 3 do të bëhemi 4!”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Ueda dhe Arlindi u njohën gjatë pjesëmarrjes në “Love Island Albania 1”, ku historia e tyre e dashurisë i çoi deri në finale dhe më pas drejt fitores së formatit.
Marrëdhënia e krijuar përpara kamerave vijoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ndërsa çifti më pas krijoi familjen e tyre dhe u bë prind për herë të parë me ardhjen në jetë të Ameas.
Tashmë, familjes së tyre do t’i shtohet edhe një anëtar. Për momentin, dyshja nuk ka zbuluar nëse fëmija i dytë do të jetë vajzë apo djalë.

Leave a Reply