‘Babi të do shumë’, Marin kujton djalin e tij në një vjetorin e humbjes

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë një postim mjaft personal në rrjetet sociale për të përkujtuar djalin e tij të porsalindur, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Sot, në ditën kur i vogli do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti zgjodhi të publikojë vizatimin e një foshnjeje me krahë engjëlli, të shoqëruar me një mesazh për mungesën e tij nga ai dhe bashkëshortja e tij, Alba.

Në shkrimin e bërë në gjuhën angleze, Marini shprehu dhimbjen dhe kujtimin që ruan çdo ditë për të:

“Sot do të mbushje 1 vjeç ushtari im, mbreti im! Sa për ta ditur, nuk ka pasur asnjë ditë që nga largimi yt që nuk të mendojmë dhe nuk e çmojmë atë që ishe dhe je për ne. Deri herën tjetër kur babi dhe mami të të shohin, të duam përgjithmonë engjëlli im”.

Ndonëse reperi përpiqet ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes mediatike, kjo ngjarje shënon një nga momentet më të vështira për familjen e tij.

Kujtojmë se Marini dhe Alba janë po ashtu prindër të tre vajzave.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*