“Thashetheme apo…?”/ Top Channel reagon pas lajmit për largimin e Megi Pojanit nga “Për’puthen”

Prej dy ditësh në rrjet po qarkullon lajmi se Megi Pojani nuk do të jetë më në drejtimin e “Për’puthen” në sezonin e ri.

Sipas raportimeve të Prive By Liberta Spahiu, moderatorja mbyll kështu një eksperiencë trevjeçare në krye të formatit, ndërsa ndryshime priten edhe në autorësinë e programit.

Në mes të këtyre lajmeve ka ardhur edhe një reagim nga vetë “Për’puthen” dhe Top Channel, por pa dhënë ende një përgjigje të drejtpërdrejtë për çështjen e moderimit.

Në faqen zyrtare të programit është publikuar një postim ku shkruhet: “Thuhet se ka ndryshime në Për’puthen, thashetheme apo?”

Ndërsa në përshkrimin e postimit thuhet: “Aplikimet hapen së shpejti, a jeni gati? 🍎”.

Postimi konfirmon se “Për’puthen” po përgatitet për sezonin e ri, por Top Channel nuk ka bërë ende të ditur se cilat do të jenë konkretisht ndryshimet dhe, mbi të gjitha, kush do ta drejtojë programin.

Deri më tani, largimi i Megi Pojanit është raportuar nga burime mediatike, por nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel që të prezantojë moderatoren e re. Në faqet e Top Channel, Megi vijon të figurojë si moderatorja e formatit në materialet e sezonit të kaluar.

Në rrjet ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë edhe emra të mundshëm për drejtimin e ri të programit, por për momentin mbetet për t’u parë nëse postimi i fundit është vetëm pjesë e promovimit të sezonit apo paralajmërimi i parë për ndryshimet që pritet të bëhen në “Për’puthen”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*