“Tërmet” në Vizion Plus! Sezoni i ri sjell “shkundje” nga themelet

Sezoni i ri televiziv pritet ta gjejë Vizion Plus me një fytyrë pothuajse krejtësisht të re.

Prive By Liberta Spahiu ka mësuar nga burime të sigurta se në televizion po punohet për një riformatim të thellë, i cili nuk do të prekë vetëm disa emisione, por pjesën më të madhe të skemës programore dhe mënyrën se si kanali do të pozicionohet në treg.

“Thuajse askush nga të vjetrit nuk është i sigurt. Ndryshimet do të jenë rrënjësore”, është shprehur një burim për Prive By Liberta Spahiu, duke paralajmëruar një nga transformimet më të mëdha të Vizion Plus në vitet e fundit.

Burimet tona bëjnë të ditur se pjesë e strategjisë së re do të jetë edhe përfshirja e disa prej figurave të dala nga Ferma VIP, jo vetëm në programe të ndryshme, por edhe si pjesë e imazhit të ri që televizioni synon të ndërtojë.

Një prej emrave që tashmë është në planet e sezonit të ri është Kostana Morava.

Prive By Liberta Spahiu mëson se ajo pritet të ketë emisionin e saj në Vizion Plus, ndërsa nuk do të jetë e vetmja figurë nga Ferma VIP që do të marrë hapësirë në ekran.

Ambiciet, sipas burimeve, janë të mëdha. Synimi është që Vizion Plus të rikthehet fuqishëm në garën televizive dhe të pozicionohet si një konkurrent shumë më i fortë përballë dy televizioneve që prej vitesh dominojnë tregun shqiptar, Top Channel dhe TV Klan.

Ky transformim është shoqëruar tashmë edhe me lëvizje në kupolën drejtuese të Vizion Plus. Ndryshimet në nivelet e larta të menaxhimit kanë ndodhur, duke i paraprirë riorganizimit që pritet të reflektohet në ekran gjatë sezonit të ri.

Detajet e plota të skemës po mbahen ende larg publikut, ndaj shtatori pritet të tregojë se sa e thellë do të jetë kjo “shkundje” dhe se çfarë fytyre do të marrë Vizion Plus në këtë nisje të re. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*