A e zuri ‘dashnia’ Feron? Reperi lë një mesazh

Reperi Fero ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në InstaStory.

Teksa ndodhej brenda veturës, ai ndau një video ku dëgjohej kënga “Malli” e këngëtares Rovena, shkruan Indeksonline.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mbishkrimi që Feor vendosi mbi videon: “Na myti dashnia”, një frazë që ngjalli reagime nga ndjekësit, të cilët nisën të aludojnë nëse bëhet fjalë për një mesazh me domethënie personale apo thjesht një shprehje të frymëzuar nga atmosfera e këngës.

Feor nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me postimin, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga publiku./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*