
Bashkëpunimi i shumëpritur mes Gjestit dhe Dhurata Dorës, “Gasolina”, ka nisur fuqishëm vetëm pak kohë pas publikimit. Projekti muzikor ka arritur menjëherë në pozitat e para të listave Trending në YouTube, duke dëshmuar interesimin e madh që kishte krijuar ende pa u lansuar zyrtarisht.
Sipas të dhënave të publikuara nga Gjesti në Instagram, “Gasolina” është renditur në vendin e parë në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Maqedoni të Veriut. Kënga ka shënuar rezultat të mirë edhe në Austri, ku është pozicionuar në vendin e katërt.
Suksesit të shpejtë i është gëzuar edhe Gjesti, i cili ka ndarë një fotografi të përbashkët me Dhurata Dorën dhe ka reaguar me humor ndaj arritjeve të këngës.
“1-sh n’shkollë. 1-sh n’muzikë. Kurrë s’mu nda 1-shi”, ka shkruar ai, ndërsa më pas ka shtuar: “Ju duaaaa”, duke falënderuar publikun për mbështetjen e madhe që në orët e para të publikimit.
“Gasolina” ishte paralajmëruar që nga viti i kaluar, por publikimi i saj ishte shtyrë për shkak të zhvillimeve në jetën e Gjestit. Gjatë ditëve të fundit, pjesë nga kënga ishin bërë virale në TikTok, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për versionin e plotë.
Tani, pas publikimit zyrtar, dueti i Gjestit me Dhurata Dorën po ngjitet me shpejtësi në renditjet e YouTube-it dhe po merr reagime të shumta nga publiku në vende të ndryshme. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply