Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.
Modelja e njohur bëri bujë të madhe pasi zbuloi se kishte mbetur shtatzënë përmes fertilizimit të asistuar (IVF).
Tashmë, teksa ndodhet në javët e fundit të shtatzënisë, Xhuli ka publikuar një fotografi ku shfaqet në formë të shkëlqyer, raporton IndeksOnline.
Në imazhin e realizuar në ashensor, ajo vë në pah barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
Kujtojmë se Xhuli pritet të sjellë në jetë binjakë. /IndeksOnline/


Leave a Reply