Gjesti ia ‘merr punën’ Gimbos, momenti s’kalon pa u vërejtur

Mbrëmja e djeshme ka qenë e zjarrtë në Ksamil, ku dyshja e njohur, Gjesti dhe DJ Gimbo, kanë elektrizuar publikun në “Orange Beach Club”.

Mirëpo, përtej performancës së zakonshme, vëmendjen e mori një moment mjaft epik mes dy bashkëpunëtorëve, i cili shkaktoi shumë të qeshura dhe duartrokitje.

Gjesti ka vendosur të “sfidojë” mikun e tij dhe të marrë rolin e DJ-it. Ai është parë duke prekur dhe ndezur pultin e DJ-it, duke treguar se përveç zërit, i pëlqen të eksperimentojë edhe me miksimin e muzikës.

Ky moment i këndshëm dëshmoi edhe një herë kiminë e fortë që dyshja ka në skenë.

Gjithçka sigurisht ishte në kuadrin e shakasë dhe një veprim strategjik për ta çuar atmosferën në kulm.

“Profesion DJ jom sot,” dëgjojet Gjesti të thotë teksa i ndez pultat e DJ-it.

Menjëherë pas këtij momenti, Gjesti ka rrëmbyer mikrofonin për të vazhduar performancën e tij live, duke interpretuar hitin e tij “Fuqishem”, i cili u këndua njëzëri nga i gjithë publiku i pranishëm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*