Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka paralajmëruar se së shpejti do të flasë publikisht për disa çështje që, sipas saj, janë komentuar prej kohësh në mënyrë të pasaktë.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke dhënë një mesazh të shkurtër, i cili ndërpritet pa zbuluar detaje të mëtejshme.
“Ka ardhur momenti të tregoj të vërtetën. Kam dëgjuar shumë gjëra të pavërteta për veten time dhe kam vendosur të hesht. Ka ardhur momenti që unë të flas.”
Për momentin, Françeska Murati nuk ka bërë të ditur se cilave pretendime do t’u përgjigjet. Megjithatë, në rrjetet sociale prej kohësh kanë qarkulluar aludime që lidhen me raportin e saj me ish-partnerin, si edhe komente të ndryshme për stilin e saj të jetesës dhe burimin e të ardhurave.
Mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë ish-banorja e BBVA në vijim dhe nëse deklaratat e saj do t’u japin përgjigje zërave që kanë qarkulluar së fundmi.

Leave a Reply