Ledri hyn në të 40-tat, befasohet me makinën e rrallë klasike

Reperi i njohur dhe shumë i dashur i estradës shqiptare, Ledri Vula, ka ndryshuar prefiks duke festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të.

Një nga emrat më jetëgjatë dhe më me ndikim në industrinë e muzikës hip-hop, Ledri ka hyrë në këtë dekadë të re të jetës i rrethuar nga dashuria dhe një atmosferë mjaft e ngrohtë familjare.

Me të hyrë mesnata, artisti është befasuar plotësisht nga një festë intime dhe e organizuar në fshehtësi.

Krah tij në këtë moment të veçantë kanë qenë njerëzit e tij më të shtrenjtë: prindërit, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe padyshim drita e syve të tij, vajza Poem Blu, e cila i ka qëndruar pranë teksa ai frynte qirinjtë e tortës.

Nga postimet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se Ledri ka mbetur i mahnitur nga dhurata e shtrenjtë që e priste jashtë.

Ai u befasua me një makinë klasike luksoze të tipit Porsche 356 Speedster në ngjyrë të bardhë, të mbushur me tullumbace të verdha, ku e vogla Poem nuk ka ngurruar të futet menjëherë brenda për të pozuar me babanë e saj.

Kjo ditëlindje e rëndësishme e gjen Ledri Vulën në kulmin e tij, jo vetëm si prind, por edhe si një ikonë absolute e muzikës.

Ledri mbetet një nga artistët më të kërkuar e më të respektuar për stilin, tekstet e veçanta dhe performancat unike në skenë.

Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*